 |
|
Thaçi: Ndarja mund të bëhet e pashmangshme
Tetovë, 3 shkurt - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi vlerësoi se insistimi për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë mundet ta imponojë ndarjen e Maqedonisë. “Bashkësia ndërkombëtare duhet të meret seriozisht me këto qëndrime mesjetare të shoqërisë maqedonase, përndryshe ndarja apo separacioni mes dy kombeve është i pandalshëm”, theksoi kryetari i PDSH-së. Sipas tij, imponimi i vendimit qeveritar për mësim të maqedonishtes nga nxënësit e klasave të para, do të prodhojë jo vetëm mosmësimin e maqedonishtes por edhe mosdëgjimin dhe mosrespektimin e gjuhës maqedone. “Strukturat e shtetit dhe shoqëria maqedonase po vazhdon të sillet sikur shteti është i tyre dhe se shqiptarët janë qiraxhinjë. Pa një barazi të plotë sistemore, shtetërore dhe juridike mes shqiptarëve dhe maqedonëve është iluzion aspekti i integrimit në BE dhe NATO”, theksoi Thaçi, duke vlerësuar se Maqedonia do të destabilizohet nëse së shpejti nuk integrohet në strukturat euroatlantike. / Zhurnal / / Tv Era / |
|
|
|
|
|
| kthehu pas |
|
|
|