New Page 1
BALLINA   |   RRETH NESH   |   MARKETING   |   KONTAKTI

Era Television

FILMA EMISIONE SPORT LAJME

BDI-ja nuk është për zgjedhje të parakohshme

Shkup, 5 shkurt - Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk i frikësohet mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, njëherësh zëvendëskryeministër, duke vlerësuar se nuk është koha që Maqedonia të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai ka bërë të ditur vendimin e partisë për të filluar takimet intensive me elektoratin. Sipas Ademit, takimet me funksionarët e lartë të kësaj partie janë një mundësi e mirë për të dëgjuar problemet, por edhe sugjerimet për përmirësimin e jetës së përgjithshme të qytetarëve. “Kjo nuk është përgatitje për zgjedhje apo ndonjë fushatë parazgjedhore. Qëndrimi i BDI-së lidhur me këtë çështje është i prerë. BDI nuk i ikën vullnetit të popullit, këtë e dëshmuam edhe në 2008-n, kur edhe pse kishim shumicën e deputetëve në parlament, kërkuam që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve në organin ekzekutivë”. Sipas Ademit, në momentin, kur Maqedonia është në prag të përfundimit të procesit të integrimit euroatlantike, zgjedhjet do të ishin vetëm një ngadalësim. / Zhurnal / / Tv Era /
Lajme tjera
kthehu pas

TV ERA
Student Reporter Damon Weaver Interviews President Barack Obama
 
Darkaman
Here comes short description of ERA Aktuelle of theme for this week here somes short descriptio ription for era aktuel theme for this week here
 

Copyright © 2010 ERA Television. All rights reserved.
design & programming by  Anet Solutions