 |
|
Përgënjeshtrohet Avokati i Popullit për gjendjen e burgjeve
Shkup, 5 shkurt - Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve, organ i veçantë në kuadër të ministrisë së Drektësisë, nuk pajtohet me vlerësimet e Avokatit të Popullit Ixhet mehmeti se vitin e kaluar nuk është bërë asgjë për përmirësimin e kushteve të jetesës në burgun e Idrizovës dhe burgjet në përgjithësi. Drejtoria thotë se vlerësimet e Avokatit të Popullit janë në kundërshtim me raportine e tij vjetor, ku konstatohet përparim në akomodimin e të burgosurve. Ato përkujtojnë se vjetë është renovuar reporti për pleqtë dhe shkolla e burgut në Idrizovë. Sipas tyre janë ndërtuar edhe tre shëtitore si dhe janë renovuar edhe pjesë të veçanta të kërij burgu. Për vitin 2010 është paraparë ndërtimi i burgjeve të reja dhe rikonstruimi i burgjeveve të vjetra. Në Idrizovë, Tetovë, dhe në Shkup do të ndërtohen burgje të reja, ndërsa në Kumanovë do të rikonstruohet objekti ekzistues. Përveç intvestime në përmirësimin e kushteve të jetesës, në burgje janë bërë edhe 280 punësime të reja. / Zhurnal / / Tv Era / |
|
|
|
|
|
| kthehu pas |
|
|
|