New Page 1
BALLINA   |   RRETH NESH   |   MARKETING   |   KONTAKTI

Era Television

FILMA EMISIONE SPORT LAJME

BDSH reagon për dënimin e kryetarit të Alternativës Kombëtare

Shkup, 5 shkurt - Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) ka reaguar të premten ndaj dënimit të tre pjesëtarëve të ish-UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe kryetarin e Alternativës Kombëtare, Harun Aliun, me burgim te përjetshëm. “Dënimi paraqet edhe një aksion në vazhdën e aksioneve të dhunës dhe terrorit antishqiptar përmes të cilave Qeveria e Maqedonisë, së bashku me gjyqësinë të komanduar nga vetë ajo, tenton të ngjallë revoltë të përmasave të mëdha vetëm e vetëm që destabilizimi eventual i vendit t’u faturohet shqiptarëve”, thuhet në një komunikatë të BDSH-së. Sipas këtij subjekti politik, aventurat e këtilla të institucioneve shtetërore të ndihmuara nga partitë politike shqiptare bashkëqeverisëse, dëshmojnë se politika dominante e institucioneve shtetërore të Maqedonisë konsiston në humbjen e gjurmëve të vërteta apo paraqitja e tyre nga perspektiva që u konvenon. Të vetëdijshëm se hetuesia maqedonase përdor të gjitha mjetet e dhunës kundër të akuzuarve për vrasjen e policit Markovski, BDSH-ja kërkon nga partneri shqiptar i koalicionit – BDI-ja të rikujtoje deklaratat e gjoja garantimit të procesit të drejtë gjyqësor. BDSH-ja kërkon nga institucionet ndërkombëtarë dhe në veçanti nga OSBE-ja që të sensibilizojnë institucionet demokratike në botë për domosdoshmërinë e krijimit të një komisioni të pavarur ndërkombëtarë për të hetuar të gjitha rastet e proceseve gjyqësore të montuara dhe të lirohen të gjithë njerëzit që mbahen padrejtësisht nëpër burgjet e Maqedonisë. Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit, të enjten, u shqiptoi dënime të rrepta për Harun Aliun, Ismail Akemin dhe Bashkim Bajramin për vrasjen e policit të njësive speciale “Tigrat”, Zoran Markovski. Sipas akuzës, ata ngarkohen se më 3 janar të vitit 2008, në lagjen Autokomanda të Shkupit, kanë sulmuar xhipin e policisë, në të cilin gjendeshin Markovski dhe katër policë të tjerë. Sulmuesit, sipas akuzës, me vrasjen kanë dashur të hakmerren për aksionin policor “Stuhia malore” në Brodec të Tetovës. Nga plagët e marra Markovski vdes në vendin e ngjarjes, ndërsa kolegët e tij marrin plagë të rënda. I akuzuari i katërt Bekim Dardhishta është dënuar me tre vjet heqje lirie për shkak se ka ditur për sulmin kundër xhipit të policisë, por nuk e ka denoncuar. Policia ka arrestuar vetëm Akemin, ndërsa dy të dënuarit tjerë - Harun Aliu dhe polici Bashkim Bajrami gjenden ende në arrati. / Zhurnal / / Tv Era /
Lajme tjera
kthehu pas

TV ERA
Student Reporter Damon Weaver Interviews President Barack Obama
 
Darkaman
Here comes short description of ERA Aktuelle of theme for this week here somes short descriptio ription for era aktuel theme for this week here
 

Copyright © 2010 ERA Television. All rights reserved.
design & programming by  Anet Solutions