 |
|
DR: Projekti 'Shkupi 2014' ndjell urrejtje etnike
Shkup, 7 shkurt - Demokracia e Re sot ka vlerësuar se projekti i qeverisë 'Shkupi 2014' ka për qëllim ndarjen fizike të bashkësive etnike dhe fetare në Maqedoni. Zëdhënësi i DR-së Arjanit Hoxha thotë se për të kapërcyer këtë situatë qeveria përveç përmendoreve për heronjët maqedon, duhet të ngrit edhe buste për heronjët shqiptar, ndërsa përveç ndërtimit të kishës në shesh duhet të lejoje edhe ndërtimin e një xhamie.
Sipas Hoxhës partite e koalicionit, VMRO-DPMNE dhe BDI, në vend që të implementojnë Marrëveshjen e Ohrit, kanë vendosur që të ngrisin mure mes bashkësive.
Ai thotë se politika e BDI-së është dyftyrëshe sepse nga njëra anë kundërshton projektin për Shkupin, ndërsa nga ana tjetër ministrat e saj në qeveri votojne keto projekte.
"Të nderuar ministra të BDI-së, na tregoni neve dhe qytetarëve se a e keni parë ndonjëhere buxhetin e Ministrisë së Kulturës dhe a keni tentuar të ndryshoni diçka në lidhje me të?", pyeti Hoxha.
Në vend të ndërtimit te rrugëve, kanalizimeve, shkollave, spitaleve, qeveria ka vendosur të defokusojë qytetarët duke krijuar armiqësi mes bashkësive, shton Hoxha. / Tv Era / |
|
|
|
|
|
| kthehu pas |
|
|
|