 |
|
PLD kundër votimit të diasporës në zgjedhje
Shkup, 7 shkurt - Partia Liberal-demokratike vlerëson se Maqedonia nuk është e përgaditur për organizimin e zgjedhjeve në diasporë prandaj është e nevojshme të bëhen ndryshime ligjore, me të cilat do të shtyhet votimi i diasporës në zgjedhje parlamentare dhe presidenciale derisa nuk piqen kushtet.
Sipas kësaj partie, vendimi për përfshirjen e diasporës në zgjedhje ishte i shpejtuar, për të cilën kanë pasur vërejtje edhe Komisioni i Venecias dhe Këshilli i Evropës sepse Maqedonia nuk e di numrin e saktë të qytetarëve që jetojnë jasht vendit.
"Maqedonia në këtë moment nuk ka mjete për zbatimin e kësaj ndërmarje të ndërlikuar", vlerësojnë në PLD duke shtuar se pushteti gjendjen katastrofale ekonomike në vend e mbulon me masa populiste kinse përkujdeset për diapsorën.
/ Zhurnal / / Tv Era / |
|
|
|
|
|
| kthehu pas |
|
|
|