New Page 1
BALLINA   |   RRETH NESH   |   MARKETING   |   KONTAKTI

Era Television

FILMA EMISIONE SPORT LAJME

Mustafi, gol pas 11 minutave lojë

Aarau, 7 shkurt - Në një ndeshje vërtetë të mrekullueshme, ekipi i FC Aarau, i cili gjendet në pozitën e fundit të tabelës së klasifikimit në Ligën e parë zvicerane dhe i cili me çdo kusht po përpiqet të fitojë pikë për të siguruar ekzistencën, arriti të mposhtë ekipin konkurrent Bellinzona, me një rezultat ku u shënuan gjithsej nëntë gola. Orhan Mustafi, edhe pse ishte inkuadruar në lojë në minutën e 75, arriti të tundë rrjetin e kundërshtarit për të vulosur gatin e ekipit nga Bellinzona, lojtar i së cilës është edhe Pjatim Kasami, i cili për shkak se ende nuk ka marrë licencë për të luajtur, mungoi gjatë ndeshjes. Në ekipin e Bellinzonës luajti edhe Genv Mehmeti deri në minutën e 33-të, kur u zëvendësua nga La Rocca. Duhet theksuar se të gjithë golat për ekipin e Aaraut u shënuan nga gjashtë lojtarë të ndryshëm. / Zhurnal / / Tv Era /
Lajme tjera nga sporti
kthehu pas

TV ERA
Student Reporter Damon Weaver Interviews President Barack Obama
 
Darkaman
Here comes short description of ERA Aktuelle of theme for this week here somes short descriptio ription for era aktuel theme for this week here
 

Copyright © 2010 ERA Television. All rights reserved.
design & programming by  Anet Solutions