 |
|
The Mirror: Arsenali i ofron Fabregasit vazhdim të kontratës
Londër, 7 shkurt - E përditshmja angleze “The Mirror” sjell të reja se udhëheqësia e Arsenalit është e gatshme t’ia vazhdojë kontratën futbollistit më të mirë dhe njëherit kapitenit Cesc Fabregas (22), kontratë kjo e vlefshme 30 milionë funta dhe kështu ta bëjë futbollistin më të paguar në historinë e klubit. Kontrata aktuale atij i skadon në muajin maj të vitit 2013, ndërsa sipas kontratës së re e cila do ta lidhte për dy vite të ardhshëm, Fabregasi do të fitonte 120.000 funta në javë, shumë më tepër se sëa ndonjuë tjetër lojtar i Arsenalit në historinë e klubit. Gjatë këtij sezoni, Fabregas është duke treguar lojërat më të mira në karrierën e vet, duke shënuar 14 gola dhe 10 asistime në 26 ndeshjet er zhvilluara. / Zhurnal / / Tv Era / |
|
|
|
|
|
| kthehu pas |
|
|
|