 |
|
Marca: Reali përsëri është duke luajtur futboll
Madrid, 7 shkurt - Trajneri i futbollistëve të Real Madridit, Manuel Pellegrini, gjatë ditës së diel ka pranuar falënderim të posaçëm. Në të shkruhet: "Të gjithë e dimë se Florentino Perez Cristiano Ronaldon, Kaka dhe yjet e tjerë të shtrenjtë në Santiago Bernabeu nuk i ka sjellë vetëm për të fituar titullin e kampionit. Ai i ka sjellë për tu identifikuar masa e tifozëve me ekipin i cili është në drejtim të luajtjes së futbollit më të mirë, sepse gjithnjë në Bernabeu ka qenë i vlefshëm qëllimi se si të arrihet fitorja ". Pas fitores ndaj Espanyol (3-0), Reali gjendet në pozitën në të cilën ka qenë edhe javën e kaluar, pas fitores ndaj La Coruńa (3-1), dmth në pesë pikë diferencë nga Barcelona. Gëzon fakti se si ekipi i Pellegrinit ka arritur deri te triumfi. E kjo është arritur vetëm me lojë impresive. Udhëheqësisë së klubit i ngelet të zbulojë se pse Pellegrinit i është dashur gjysmë sezoni që të gjejë formulën e lojës. Por, kjo më nuk është me rëndësi. Me rëndësi është ajo se çka na pret më vonë ", përfundon komenti i autorit. / Zhurnal / / Tv Era / |
|
|
|
|
|
| kthehu pas |
|
|
|